Fondacioni ALSAR dhe IHH me qendër në Holandë kanë bashkëpunuar në realizimin e një tjetër projekti të përbashkët ndihme.
Me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë, ALSAR ka shpërndarë sot 1200 fidanë arrash për familje të fëmijëve jetimë të Tiranës.
Nga i quajturi “Projekt i ndihmës me fidanë arrash” kanë përfituar 30 familje të fëmijëve jetimë, që me ndihmën e dhënë do të kenë mundësi ta kultivojnë këtë pemë frutore, arrën, e të rregullojnë ekonominë familjare.
Realizimi i këtij projekti është një kontribut humanitar për shtresat në nevojë, së cilave Fondacioni ALSAR u vjen në ndihmë gjatë gjithë vitit në forma të ndryshme, me projekte të ndryshme.
Fëmijët jetimë dhe familjet e tyre janë gjithnjë në fokusin e aktivitetit humanitar të ALSAR-it.