Pas dhunës ndaj Gjestit nga Jozi, Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur mbështetje për Gjestin – edhe pse dyshja janë tashmë të ndarë.
“Kushdo me pas qenë në vendin e Gjestit kisha reagu njësoj sepse është sjellje që nuk m’doket normale e aq ma pak me pre ndokënd,” shkruan ajo, duke nënvizuar se ndjeshmëria e saj rritet sidomos kur përmendet familja. “Unë jom e lindur me qenë mirënjohëse dhe nuk harroj që kur është përmend familja, jem ka qenë afër meje.”
Ndërsa një ndjekës e akuzoi për hipokrizi duke i kujtuar dhunën në ekran ndaj një vajze, Xheneta u përgjigj ashpër:
“E kam thënë e po e them prapë, nuk është zgjidhje e duhur, por në momentin që preket familja jem nuk durohem dhe normalisht që reagoj. Shkurt shqip, për familjen tem jom në gjendje jetën me dhon.”