I nderuar “themelues”
Sinqerisht me vjen keq që shkrimin tim të parë si kryetar nëndege duhet ta bëjë për një temë që ska shumë rëndësi, por njëkohësisht nuk dua që opinioni dhe anëtarsia e ASH të manipulohet nga të pavërtetat që ti i shkruan.
Paske thënë se nuk të kanë ftuar në kuvendin e nëndegës tënde, e ja që unë dëshmoj madje kam edhe dëshmitar se personalisht të kam ftuar për tu antarsuar me idenë që të jesh pjese e procesit.
E cila ishte përgjiigja yte? Kush je ti që merr guximin dhe më telefonon mua!
Ndërsa une me butësi tu përgjigja jam Furkan Fetahu anëtar i komiisionit të nëndegës Skenderbeu dhe ndjejë obligim që të ftoj të antarsohesh.
Pra ti i nderuari “themelues” gjithmonë luan rolin e viktimës, ndërsa vazhdimisht shanë subjektin tënd që ti e paske themelu.
Me që paraqitesh si “themelues” dhe si altivist i denjë i ASH, me thuaj ku ishe në zgjedhjet e fundit të lokale? Cili ishte kontributi yt? Apo mos mendo se nuk e dijmë se si i ftoje tjerët që mos e votojnë ASH-në.
Po zgjedhjet parlamentare çfarë bëre? Përpos që gënjeje, ankoheshe dhe shkruaje në facebook, asnjë kontribut tjetër nuk e ke dhënë, biles kur u mbajt takimi me kandidatët për deputet në nëndegën Skenderbeu edhe pse ishe i ftuar ti nuk erdhe po zgjodhe të shkosh në Gostivar.
Ti i nderuari “themelues” mos mendo se antarsia e struktura e ASH nuk e dijnë se vuan për të qenë i pari, vuan të kesh një pozitë, dhe kur nuk e ke atë pozitë ti pastaj fillon e ankohesh dhe hedh vrerë mbi shokët e Ash që një ditë vrapuan e të ngriten dhe të dhanë pozita.
Nuk po hedh fjalë kot po këto edhe ti argumentoj që edhe ti të kujtohesh po edhe opinioni ta merr vesh se vuan nga “sëmundja” për të qenë i pari.
Këto janë momentet ku ti ke kandiduar:
1.2015 kandidat për kryetar dege
2.2015 ( kuvendi i dytë) përsëri kandidat për kryetar dege
3. 2016 kandidat për nënkryetar partie
4. 2016 kandidat për deputet
5. 2017 kandidat për këshilltar komunal
6. 2020 kandidat për deputet.
7.2021 ( u hidhërove pse stë rikanduam për këshilltar)
Pra i nderuari themelues ti bën llogari matematikore dhe në fund insiston me çdo kusht që barazimi të jetë emri dhe mbiemri yt.
Jo gjithcka sillet rreth teje, prandaj miqësisht e me dashamirësi të këshilloj të ndalosh dhe të reflektosh sepse u bëre gaz i botës dhe stë mer askush seriozisht ( përpos disa portaleve të Grubit që u konvenon të duket se ASH kinse ka përçarje).
ASH nëndega Skenderbeu është e hapur për çdo njërin që ia don të mirën subjektit dhe që vjen e kontribon në parti e jo në rrjete sociale aty ku nxjerrni inatin dhe vrerin që vetvetiu ju artikulohet.
Furkan Fetahu kryetar i nëndegës Skenderbeu Kumanovë