Kanë reaguar nga Komuna e Strumicës duke hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është e vërtetë që për asfaltimin e një rruge në Komunën e Strumicës janë nënshkruar katër marrëveshje të veçanta. Sekretari i kësaj komune, Kirill Partallov, tha se bëhet fjalë për katër rrugë të posaçme dhe për ato është kryer vlerësim i veçantë me çka është vërtetuar vlerësim për secilën rrugë dhe vlera e tyre nuk e kalon shumën prej 5000 eurove.
“Në bazë të vlerësimeve për secilën rrugë në veçanti, është përgatitur plan vjetor për furnizim publik, me çka në pajtueshmëri me shumën e vlerësuar, ndërsa në pajtueshmëri me ligjin për furnizime publike është parashikuar procedurë me kërkesë për grumbullimin e ofertave. Në pajtueshmëri me ligjin për furnizime publike, organi i dakoeduar në rastin e Komunës së Strumicës, në mënyrë ligjore ka zbatuar katër procedura, sepse bëhet fjalë për katër rrugë të ndryshme edhe atë procedura me kërkesë për grumbullimin e ofertave pa publikimin e shpalljes për çdo rrugë në veçanti.”, ka deklaruar Kirill Partallov, Sekretar i Komunës së Strumicës, përcjell SHENJA.
Ai më tej ka shtuar se gjithë dokumentacioni i kësaj komune është publike dhe transparente si dhe se komuna punon në këtë mënyrë dhe kështu do të vazhdoj të punoj.

