Për betonizimin e Çairit në orët e vona të natës ka reaguar ashpër sekretari i Përgjithshëm i Altnernativa, Bekim Saliu.
Më poshtë e gjenis statusin e tij të plotë:
“Visar Ganiu e “pobratimi” i tij Petre Shilegov duhet ta dinë se në këtë “grykë” qarkullojnë rreth 100 mijë qytetarë, shumica shqiptarë, e që janë taksapagues si gjithë të tjerët që jetojnë në Shkup. Pra, edhe ata meritojnë trajtim të barabartë sikurse bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Ne banorët e Çairit nuk kemi nevojë dikush të na vendose “në kollosek”. Ne kemi nevojë të kemi rrugë e bulevarde sikurse të tjerët. Ky është nënçmim dhe manifestim i paaftësisë së Visar Ganiut dhe Petre Shilegovit ndërsa në vepër është ofendim i paparë ndaj shqiptarëve.
Drejtuesit e institucioneve duhet të ofrojnë zgjidhje – zgjerim të rrugëve dhe jo të na ndërtojnë këtu mure të turpit.
Visar, ti nuk gjete asnjë zgjidhje tjetër efektive dhe funksionale për këtë problem, por lejon nënçmimin e popullatës që duhet ta përfaqësosh me dinjitet!
Diku bulevarde e diku mure të turpit.
Mjaft më me këtë nënçmim!” – shkruan sekretari i pëgjithshëm i Alternativës, Bekim Saliu.
Visar Ganiu e “pobratimi” i tij Petre Shilegov duhet ta dinë se në këtë “grykë” qarkullojnë rreth 100 mijë…
Posted by Bekim Sali on Wednesday, 5 May 2021




