Ambasadori amerikan, Jess Baily, ka komentuar në rrjetin social Twitter për situatën e tanishme politike në Maqedoni pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për ta mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re.
Baily pajtohet me deklaratën e eurokomisionerit Johannes Hahn, i cili thotë se në demokraci duhet të njihet shumica parlamentare, edhe nëse nuk na pëlqen.
Njëherit, ambasadori Baily shprehet i shqetësuar duke deklaraur se Maqedonia është duke u larguar nga parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit, që janë vlera bazë të NATO-së.

