Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me keqpërdorimet politike që po bëhen me rastin “Monstra” pas rikthimit për rigjykim të procesit gjyqësor.
Ja reagimi i plotë:
Meqenë se ndodhemi në mes mes të fushatës elektorale të zgjedhjeve Lokale 2017, nuk e pamë të arsyeshme të mbajmë konferencë për shtyp duke qenë të kujdeshëm për ndjesinë e procesit si dhe ti japim pikëpamjet tona dhe argumentin politik të kontributit tonë rreth zgjidhjes së rasteve te montuara politike posaçërisht rasti Mostra! Vendimi i Prokurorisë së përgjithshme duke kërkuar shfuqizim të vendimit për rastin Mostra nga Gjykatë së Shkallës së parë dhe vendimin e Gjykatës së apelit. Paraqet një një fillim të ri në sistemim e drejtësisë për instalimin e shtetit të së drejtës si dhe zgjedhjen e këtyre rasteve në mënyre urgjente . BDI sot nëpërmjet një konference për shtyp u mundua të përvetësoj këtë hap si sukses të tijin. E rikujtojmë opinionin publik se BDI ka qenë pjesë e pushtetit kur u iskenua dhe u montua ky proces i Mostres dhe shumë procese tjera politike. BDI votoi për Prokurorin e përgjithshëm të Marko Zvërlevskit si përgjës kryesor pë të mundësuar një proces gjyqësor të paanshëm dhe profesional, dhe tani të njejtët mburen me shkarkimin e tij. BDI në momentin e montimit të Mostrës kishte kuadrin e sajë si Zv Ministër të Punëve të Brendshme z Xhelal Bajramin (aktualisht zv i prokurorit të përgjithshë) i cili ishte pjese e një Konference për shtyp kur ministri i atëhershëm i Punëve te brendshme Gordana Jankullovska, i quajti vrasës dhe terorist njerëzit qe sot vuajnë burg të pafajshëm për rastin e montuar Mostra, dhe BDI nuk e pa të arsyeshme të bëj asnjë reagim kundrejt Presuminit të pafajsisë. BDI sot nuk ka të drejtë morale dhe Juridike të poentojë politikisht me këtë ngjarje pasi që është bashkfajtore se bashku me VMRO-në për rastin Mostra dhe shume raste tjera. Aleanca për Shiptarët si pjesë e pushtetit, vazhdimisht ka këmbëngulur që ky rast dhe shumë raste tjera të zgjidhen me urgjencë, në një kohë të shkurtër, mandej këto procese politike, janë arësyet politike që ky subjekt u bë edhe pjese e shumicës se re parlamentare për të kontribuar institucionalisht me vepra konkrete për ti zbardhur sa më shpejt këto raste siç është edhe Mostra që shqiptarët e pafajshëm ta gëzojnë lirinë.”, thuhet në fund të reagimit.