Franca me një shqetësim të madh po e ndjek situatën në Maqedoni dhe dënon fuqishëm dhunën që ka ndodhur në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të ri, thuhet në reagimin e MPJ-së franceze, përcjell SHENJA.
“Franca i bën thirrje të gjithë palëve që të qëndrojnë të qetë dhe rikujtonë se vetëm me dialog konstruktiv do të mundëson që të stabilizohet vendi. Të gjithë liderët politik patjetër të marrin përgjegjësi dhe ta zgjedhin rrugën e dialogut”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Francës në Shkup.
Gjithashtu në reagim thuhet se Franca vlerëson se është e respektimi i Kushtetutës, parimeve demokratike dhe institucioneve, është e një rëndësie të të veçantë. Përdorimi i dhunës vetëm do të ndikojë në rritjen e tensioneve.