Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti e ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se uron që zgjedhjet të shërbejnë për një Kosovë më të mirë, shkruan lajmi.net.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Shfrytëzoj rastin qe në emrin tim dhe të Partisë Socialdemokrate ti uroj z.Isa Mustafa për rizgjedhjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie për qytetarët. /Lajmi.net/


