Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për emërimin e Petar Boјojevskit si udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane – një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata.
Emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë idenë evropiane në vend.
Veçanërisht ironike dhe tragjike është që ky individ ka qenë objekt i kallëzimeve penale pikërisht nga partitë e vLEN-it në Qeveri – dhe sot, me mbështetjen e tyre, shpërblehet me një funksion udhëheqës.
Ky akt është një sinjal i qartë: fyerjet ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk sanksionohen, por edhe shpërblehen me pozita shtetërore.
Kjo është një mesazh i rrezikshëm se kushdo që dëshiron të ndërtojë karrierë politike, mjafton ta poshtërojë popullin shqiptar.
Për më tepër, besimi për të menaxhuar fondet evropiane i jepet një personi që jo vetëm ka bërë deklarata fyese ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij – çka përbën një fyerje për partnerët evropianë dhe për taksapaguesit e BE-së që financojnë këto programe.
BDI bën thirrje për tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi të turpshëm dhe rikthimin e seriozitetit në proceset që kanë të bëjnë me integrimin evropian, arsimin dhe bashkëjetesën.
Qeveria nuk guxon të lejojë që shteti të shndërrohet në një skenë për provokime të lira, në dëm të bashkëjetesës dhe perspektivës evropiane.
Data 05.10.2025
Aktuale
- “Përgjigje për kryeministrin…”- Bardhi i kthen ironinë Ramës, poston posterin e Veliajt pas hekurave dhe degën e PS-së për qera
- “Shitet dyqani”- Rama ironizon PD-në! Poston foton nga boshatisja e degës nr.1 të demokratëve në Tiranë
- Kasami: Me rininë biseduam për projektet që do ta çojnë Tetovën në një nivel të ri zhvillimi
- EMRAT/ Aksidenti në rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohen te spitali i Traumës
- Rexhepi: Programi ynë për Tetovën në rend të parë ka qytetarin dhe mirëqenien e tij
- Aksident në Rrugën e Arbrit, lëndohen pesë anëtarët e një familjeje
- Skandali i trafikut të vajzave: Si një rrjet ndërkombëtar po shfrytëzon Shqipërinë
- Kroacia bllokon një tjetër ngarkesë nga Shqipëria, kremi fistikut rezulton me toksina helmuese