Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa është surprizuar nga e ëma, Mukadezi.
Një takim shumë emocionues e shumë pozitiv ishte ky mes Gresës dhe nënës së saj.
“Je krenaria e shtëpisë tonë, vazhdo të dhurosh dashuri”, i tha kështu nëna e saj Gresës.
“Vazhdo si je vajza ime, je më e mira, e lotin nuk dua të ta shoh në sy”, vazhdoi tutja zonja Mukadez.
Ndërsa Gresa nuk reshti duke i dhënë komplimente nënës së saj.
Por nuk ishte vetëm nëna ajo që e surprizoi Gresën, ishte edhe babai i saj, zotëri Ramadani.
Në momentin që Gresa pa babanë e saj, ajo iu hodh në përqafim të ngrohtë atij.