Izet Mexhiti për azhurnimin e listës së zezë amerikane tha se Grubi ia prishi partinë Ali Ahmetit dhe si pasojë e çoi edhe në opozitë. Mexhiti shtoi se për Grubin, Departamentit Amerikan të Shtetit e jep përgjigjen më të mirë.
Mendoj se kualifikimi i Departamentit Amerikan të Shtetit e jep përgjigjen më të mirë se ai ka qenë klysh i Sasho i Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit. Pse e ka leju, dikujt i ka konvenuar! Nuk e ka bërë pa dijen dhe pa vetëdijen e Ali Ahmetit”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Kryeministri Mickoski tha se kjo listë do të vazhdoj të zgjerohet akoma. Kreu i VMRO DPMNE-së theksoi se DASH vetëm se ka konfirmuar dyshimet e tyre që kishin për disa persona me funksione shtetërore.
Hristija Mickosi, VMRO DPMNE
“Ne, në të kaluarën shumë herë kemi folur për këtë që e konfirmoi partneri ynë stratergjik dhe bashkësia ndërkombëtare e thekson. Mund të them se në periudhën që pason do të ketë shumë vërtetime nga e gjithë ajo që kemi pasur dyshime, do të del në publik dhe opinioni do të njoftohet”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Nga LSDM thonë se janë në një linjë me DASH në mbështetjen e luftës kundër korrupsionit në vend.