Tema, përkatësisht rasti i takimit jozyrtar të sotëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbetet e paqartë.
Dje nga zyra e kryeministrit shqiptar thanë për CIVIL Media se takimi ka qenë normal, joformal dhe konsultativ.
“Po, do të ketë një takim në Tiranë, është rënë dakord, por nuk ka plan apo axhendë të veçantë. Është thjesht një takim i zakonshëm, joformal, një konsultim normal”.
Gama e çështjeve që pritet të diskutohen në takim është e gjerë – perspektiva e proceseve integruese, ndryshimet kushtetuese në RMV dhe mbështetja e tyre nga partitë shqiptare, tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, situata në rajon dhe tema të tjera./Lajmi i plotë.