Bashkësia Fetare Islame njofton opinionin publik, mediumet dhe portalet elektronike, se dashakeqët e këtij institucioni, ata që mbi dy vite nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën muslimanë dhe ata që akoma po lejohen nga organet e rendit që të vazhdojnë ta malltretojnë popullatën myslimane me mashtrime, po vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti dhe dezinformatë.
Këtë herë ata kanë hapur një emaill adresë të ngjashëm me atë të BFI, pra [email protected], ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është [email protected], dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë kinse lajme për publikim deri tek portalet dhe mediumet, për kinse ndonjë aksion humanitar.
Andaj njoftojmë mediumet dhe opinionin publik që të mos bien pre e mashtrimeve të këtyre njerëzve pa fytyre, të cilët njihem më nga të gjithë si mashtrues profesionistë.
p.s. Në fotografi janë adresat e mediumeve që kanë marrë lajmin nga kjo adresë e rrejshme dhe ku është tentuar që të manipulohet.
Shërbimi per informimi BFI
Data 19.03.2026
Aktuale
- Ibishi: Nga realizmi defanziv në realizëm ofenziv, bota në ndryshim të rrezikshëm
- Sulejmani: Jemi në një fazë kaosi pa rregulla globale
- Erilinda Lala dhe Taulant Godroli pronarët apo ‘prestanome’ e resortit 20 milionë euro? Vetting zbulon shkeljet e rënda ligjore, si iu tjetërsua Bashkisë trualli, vendimet e dyshimta
- Kandidatët për anëtar në KSHPK, u intervistuan sot nga Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime
- EMRI/ Ndikoi në tjetërsimin e provave pas arrestimit të një personi, AMP ndalon Oficerin e Policisë Gjyqësore
- VIDEO/ Në banesën në pronësi të tij u gjetën katër mijë bimë kanabisi, vetëdorëzohet në polici Drejtori i Burgut të Rrogozhinës! Hasa: Droga nuk më përket mua!
- OKH Merhamet përmbyll Ramazanin me mijëra ndihma për familjet në nevojë
- (VIDEO) Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”, festë e atmosferë gëzimi

