Sh.B. “SHKUPI”: MINISTRIA E KULTURËS TË RESPEKTOJË KRITERET E VETA, MINISTRESHA NUK MUNDET INTERPRETIMET E SAJ T’I SHNDËROJË NË KRITERE!
E falenderojmë Ministrinë e kulturës, që me Reagimin e saj në mënyrë indirekte, e pranon që në aspektin e “vlerësimeve letrare dhe të arriturave artistike, nuk ka asnjë vërejtje”, që praktikisht pranon që reagimi ynë ishte i drejtë. Prandaj, ne si shtëpi botuese kemi të drejtë morale dhe ligjore të vazhdojmeedhe më fuqishëmpërpjekjet tona që të pranohen 8 projektet botuese nga Edicioni ynëspecial LËTËRSI ESHPËRBLYER BOTËRORE 2021 dhe pjesëmarrja në 4 panairet ndërkombëtare (Frankfurt, Stamboll, Tiranë dhe Sofje. “Arsyetimi” kryesor që “përkthyesit letrar” nuk janë shtetas të Maqedonisë, në fakt është jashtë kritereve të vetë Ministrisë, prandaj ne nuk heqim dorë nga kërkesa që të pranohen të gjitha projektet.
Betejën tonë do ta vazhdojmë gjer në fund, në mënyrë që të bindim edhe ministrinë edhe publikun se te këto projekte është bërë një shkelje e rëndë dhe është marrë një vendim i gabuar, i cili nuk mund të arsyetohet me asnjë argument duke u thirrë në kriteret e Ministrisë së kulturës, që e bën ministresha në reagimin e saj në TV21 dhe mediat tjera.
1.E para, Ministria “arsyetohet”se refuzimin e 4 veprave të përkthyeranga gjuha suedeze në shqipme faktin se “përkthyesi nuk është nga Maqedonia dhe nuk ka kualifikime për përkthyer”. Sipas cilës rregullore të Ministrisë përkthyesi domosdo duhet të jetë nga Maqedonia? Sipas cilit kriter kontestohet kompetenca e përkthyesit, përderisa përkthyesi nga gjuha suedishte, Sokol Demaku, jeton në Suedi dhe e njeh mirë edhe suedishten edhe shqipen, dhe pas vete ka më shumë se 60 vepra letrare të përkthyera kurse edhe vetë ka mbi 15 vepra autoriale. Kriteri që përkthyesi të jetë domosdo nga Maqedonia, nuk është kriter ligjor, pra, është jashtë kritereve të Ministrisë! Ne i kemi respektuar kriteret e konkursit, ato që vetë ministria i ka shpallur, e jo interpretimet që mund të jenë vetëm pretekst për mospërkrahjen.
Në reagimin e Ministrisë nuk flitet fare për vlerat që padyshim i posedojnë këto vepra dhe na bëjnë nder jo vetëm neve si shtëpi botuse, por edhe vendit që të përkrahet botimi i tyre. Ministria shpërfill edhe faktin se sivjet “Shkupi”, sëbashku me këto vepra nga 1deri më 5 nëntor 2021, për të pestën herë me radhëdo të organizojë manifestimin kulturor “Ditët e letërsisë suedeze”, në të cilën do të promovohen 12 libra nga suedishtja në shqip dhe do të ketë disa aktivitete përcjellëse letrare.
Përgjigja më e mirë në këtë “arsyetim” jashtë kritereve të Ministrisë janë vetë kriteret e Ministrisë së kulturës, të cilat nuk parashoshin që përkthyesi duhet të jetë shtetas i Maqedonisë! Kriteret e përgjithshme të Konkursit, në bazë të cilave dhe është bërë konkurim janë këto: http://kultura.gov.mk/godisni-konkursi-za-finansiranje-proekti-od-nacionalen-interes-po-oddeleni-dejnosti-i-oblasti-od-kulturata-za-2021-godina/. Nëse ka Ministria të tjera, është dashur t’i publikojë!
Po ashtu edhe në kriteret dhe prioritetet botuese në Formularin aplikues të linkut vijues: https://drive.google.com/file/d/1GQeL_Nyg9B6VVcLTgKeJQ7RiJFclgSyv/view .), nuk ka diçka të tillë lidhur me përkthyesit që duhet të jenë domosdo shtetas të Maqedonisë. Dhe nuk do të kishte logjikë një kufizim i tillë, sepse çështja e përkthimit të veprave të huaja shpesh lidhet edhe me përkthyes që e njohin gjuhën e origjinalit të veprës, por dhe gjuhën në të cilën përkthehen dhe ai mund të jetë shtetas i njërit apo shtetit tjetër.
2.Ministria përmend pa emër një “libër të pestë”, duke thënë: “Një projekt për përkthim nga gjuha angleze në atë shqipe, që është refuzuar, ka të paraparë një autor përkthimi, person i cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pra, edhe një refuzim me të njëjtin arsyetim që nuk mban!
Mos vallë ministresha ka dashur t’i angazhojmë ata “përkthyes” nga Maqedonia që i kanë “deformuar” mbi 200 tekste shkollore në gjuhën shqipe?!… Madje, a nuk e din ministresha që vetë përkthimi letrar paraqet krijimtari artistike?!… Prandaj nuk qëndrojnë argumentet e Ministrisë dhe ministreshës. Ne si botues nuk mund të plotësojmë kritere që mund të jenë vizion i paformalizuar i një zyrtari të lartë shtetëror,pra ministreshës, por vetëm kriteret ligjore. Prandaj, kërkojmë që këto kritere të respektohen!
Sa për informim, me të njëjtitpërkthyes vendor dhe të “jashtëm” ne bashkëpunojmë qe 27 vite me radhë.
3.Për librin e gjashtë dhe shtatëministresha përmend“dy projekte për të cilat Komisioni vërtetoi se përkthimi nuk është bërë nga origjinali”.
Sërish nuk i përmend titujt, por ne e supozojmë se për cilat vepra e ka fjalën, por ajo që është më me rëndësi, ajo përsëri e ka gabim. Të dy librat (që ajo pretendon se kanë mangësi teknike),janë të botuar edhe në gjuhën gjeorgjiane edhe anglishte, sepse autorët kanë dashur të garojnë për shpërblime letrare edhe në Gjeorgji edhe në arenën ndërkombëtare. Dhe në të dyja rastet kanë pasur sukses. Prandaj, nuk mund të quhen libra që nuk përkthehen nga origjinali.Vepra“WHERE ARE YOU, LAZARUS”, në gjuhën gjeorgjiane nga autorit Luka Bakanidze, e ka marë çmimin letrar kombëtar gjeorgjian SABA 2017, kurse botimianglisht, është njënga tre fituesit e Çmimit evropian EU Prize for Literature EUPL 2018. Libri i dytë, i autorit Dato Georgiladze “The Club of Elderly Harlots”, është fitues i shumë çmimeve letrare, ndër ta dy nga ato gjeorgjiane dhe evropiane janë: Literary Aëard Tsero for Best Short Story of the Year 2017 dhe Shpërblimi letrar LITERA 2019.
Dhe në fund, për të vërtetuar që reagimi është bërëpa asnjë argument kundër “vlerave artistike”, po edhe “respektimit të kritereve të Ministrisë” por është bërë “sa për të reaguar” Ministria,për librin e tetë, ku thotë: “dhe një projekt i cili nuk përmbante biografi, nuk kishte të dhëna për autorin apo çfarëdo informacioni tjetër”.
Vërtet e habitshme për të mos thënë qesharake! Sepse ne kemi kopjen tonë të tërë edicionit botues të paraqitur “LETËRSIA E SHËPRBLYER BOTËRORE 2021”, ku aplikimi është bërë duke i plotësuar të gjitha dokumentet përkatëse. Madje, disa gazetarë nga konferenca e parë për shtyp kanëpasur rastin t’i shohin 10 aplikimet. Kjo e vërteton se reagimi i Ministrisë është sa për të thënë diçka, e ndoshtaqë të arsyetohen para ndonjë autoriteti tjetër shtetëror, që vendimin e vet për refuzimin e projekteve tona ta mbulojnë me argumente formale që nuk qëndrojnë.
4.“Në pjesën e dytë të reagimit të Ministrisë së Kulturës dhe ministres, në lidhje me pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare të librit, në Sofje, Tiranë, Stamboll dhe në Frankfurt, Ministria e Kulturës informoi se janë refuzuar aplikimet për shkak të “mungesës të një pjese të dokumentacionit të domosdoshëm”. Ky konstatim i Ministrisë është plotësisht i saktë, por të gjitha mungesat në dokumentacionin tonë, janë “mungesa”, të cilat të gjithë aplikuesit që në të kaluarën kanë qenë bartës të këtyre Panaireve, atoi kanë plotësaur gjithmonë nga dita e marrjes së vendimeve nga Ministria. Aq mëtepër, që sivjet “Shkupi” ofroi një vlerë të re në këtë Propozim – Paraqitje të botuesve nga Maqedonia, që sëbashku me disa botues me esnafin botues maqedonas dhe shqiptarë, të bëjnë prezentimin e të arriturave letrare nga Maqedonia në këto qendra të librit.
Në fund: Ne, në asnjë mënyrë nuk kërkojmë as favorizim, as lëmoshë nga Ministria, por e kemi obligim, që këto vlera letrare artistike evropiane dhe botërore, tëprojektit tonë LETËRSIA E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, dhe paraqitja jonë si bartës të 4 Panaireve ndërkombëtare, janë projekte të parefuzueshme, që Ministria e kulturës, as me reagimin e saj përmes Kumtesës së12 marsit, nuk e dëshmoi se këto projekte nuk janë pranuar, as nga shkaqe “teknike” apo respektim të “kritereve” të saja, por të kritereve “subjektive”. Prandaj, kërkojmë nga Ministria, që të gjitha projektet e tona t’i pranojë dhe t’i nxjerr në ueb faqen e saj në Programin Interes nacional për Kulturë për vitin 2021.
Për Shtëpinë botuese “Shkupi”,
Azam Dauti, drejtues