Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi përmes një kumtese ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës kombëtare 28 Nëntori. “Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 105 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare. Sot në këtë ditë të madhe për kombin duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Sfidat e kombit shqiptarë sot janë po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull më parë, kërkohet angazhimi i të gjitha kapaciteteve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetorët e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë”, thuhet në urimin e Memedit. Dita e Pavarësisë, shtohet më tej, është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. “Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë. Gëzuar festën e Flamurit kombëtar. Letë jetë e përhershme Shqipëria e pavarur”, thuhet në urim.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Një fenomen magjik: Topi i zjarrit që ndriçoi natën japoneze
- “Sulmi ndaj News24 ndodhi për shkak të ndikimit në publik”- Bytyçi: Ushtria dhe autoritetet u keqpërdorën! Ardi Veliu, vegël qorre e pushtetit!
- Zgjedhja e papritur e një geni: Pse Kairan Quazi braktisi SpaceX për financat?
- Janë ngritur padi penale kundër dy ish-drejtorëve të Postës së RMV-së për punë të pakujdesshme në shërbim
- VLEN: Ligjin për regjistrim e përgatiti BDI, shqiptarët sot në vend se të figurojnë 29.5 %, paraqiten si 24.3 %
- Tenderi i ri për ndërtimin e objektit të Presidencës: Çfarë ndryshon nga plani i mëparshëm?
- “Injorimi i vendimit të Gjykatës, i papranueshëm”- Agron Haxhimali: KAYO-s iu kalua godina e News24 pa u miratuar nga Këshilli Bashkiak
- (VIDEO) Filkov parapëlqen heqjen e Badenterit, Mickoski kundërshton, reagojnë edhe partitë shqiptare