Gjykata Penale dha vendimin për rastin e Kumanovës, 7 nga të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm, katër lirohen, ndërsa 33 tjerë janë me dënime të larta. Gjithsej për të akuzuarit u dhanë 7 shekuj e gjysmë burgim. ( lista me emrat në fund të tekstit).
Duke kënduar himnin kombëtarë, të akuzuarit kërkuan të largohen nga salla duke thënë se nuk e njohin këtë gjykatë dhe se vendimet e sjellë prej së njëjtës nuk vlejnë. Ndërkohë që këndonin himnin dhe parulla si “ Rroftë Shqipëria” , “ Zoti e Bekoftë Amerikën”, ” nuk jemi terrorist, nuk sulmuam deputet e parlament”, situata u bë paksa e tensionuar duke bërë që në këmbë të ngritën të gjithë policët e pranishëm në sallë, të cilët ishin në numër jashtëzakonisht të madh. Ndërkohë, jashtë Gjykatës Penale, prisnin të shqetësuar familjarët të cilët nuk kishin hyrë në sallë, disa me lutje e disa me lot, të gjithë me shpresën se pas seancës do të munden në liri t’i përqafojnë të afërmit e tyre. Ndërsa, në sallën e gjykatës, të akuzuarit që vendosën të mos largohen i kishte mbuluar trishtimi, shkruan Almakos.
Megjithatë lutjet nuk u pranuan për të gjithë dhe disa morën lajmin e pakapërdishëm, për burgosjen e të afërme përjetë.
“ Ky është krim vetëm edhe shpirtin të na e marrin. Çfarë të ju themi fëmijëve që sot presin babain në shtëpi, çfarë do të hanë ata fëmijë? Neve shqiptarëve s’na ka mbetur veçse të ikim prej këtu. Ky është krim. Ali Ahmeti siç dilte të kërkonte vota, duhet të dilte edhe këtu” – tha Xhevat Kadriu, daja i Elham Arifit.
“ Do të shkojmë në para Qeverisë, para BDI-së, ku të jetë e nevojshme, ku është vendim io padrejtë, kriminelët e vërtetë duhet të dënohen e jo ata atje Brenda”- tha një tjetër familjare me lot në sy.
“ Ky është skenar i VMOR-BDI-së, ata e kanë bërë të gjithën. Kanë arrestuar të pafajshëm në vend të tyre. Këtu s’ka drejtësi”- tha një tjetër familjarë i revoltuar.
Avokati Naser Raufi, tha se ka informacione se ekzistojnë prova që dëshmojë se rasti ka qenë i montuar nga shërbimet sekrete.
Ata shprehen se do të reagojnë ndaj këtij vendimi, duke i quajtur këto dënime drakonike dhe kërkuan ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe të PPS, duke theksuar me bindje maksimale se një rasti i tillë është skenarë i shërbimeve sekrete.
“ Ka dëshmi se ka material që tregojnë se rasti ka qenë i montua, nuk ju them dot tani nga e kam këtë informacion. Nuk do të rrimë duarkryq, do të reagojmë siç edhe na e lejon ligji, por apeloj deri tek ndërkombëtarët që ta marrin përsipër këtë rast, gjithashtu apeloj edhe deri tek PPS, të reagojnë, të veprojnë, sepse ky rast është i montuar. Dënimet e dhëna janë drakonike”- tha avokati Naser Raufi.
Ndërkohë, gjykatësja Verka Petrovska, tha se armatimet dhe mjetet e përdorura pqër të bërë organizimin do të sekuestrohen, ndërsa të akuzuarit gjithashtu duhet të paguajnë disa shumë jot ë vogla parash, për të mbuluar disa shpenzime, si për shembull për transportin e tyre.
Gjithashtu jashtë gjykatës pati edhe një incident. Jo zyrtarisht thuhet se një person ka pasur lëndë shpërthyese, po në qëndrimin e policisë nuk jepen detaje nëse personi ka poseduar lëndë shpërthyese. Gjithashtu për shkak të një paqartësie u arrestuan edhe dy kameraman, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Maqedonia.
“Në orën 13:30 në afërsi të Gjykatës penale është arrestuar 57 vje¬çari I.I nga Haraçina. ai është në stacionin policor dhe po bisedohet me të”- thuhet nga policia.
Të akuzuarit u dënuan për organizim terrorist dhe terrorizëm për ngjarjen endodhur më 9-10 maj në “ Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku të vrarë mbetën 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 2 nga grupi i armatosur. Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milion euro, pasi për mbajtjen e një séance janë harxhuar 50 mijë euro, për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, helikopter e të tjerë.
LAJMI I FUNDIT/ 746 vite burg për të dënuarit në rastin e Kumanovës, 7 në burg të përjetshëm
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com