Avokati Naser Raufi theksoi për TV21 se deri tani për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës janë mbajtur mbi 50 seanca ku kanë mbetur edhe 20 seanca deri në vendimin përfundimtar, ndërsa mbi 50 dëshmitar do të thirrën nga pala mbrojtës në mesin e dëshmitarëve do të ketë politikanë dhe ish funksionarë.
Sipas avokatit Raufi, në muajin prill pritet të përfundoj procesi gjyqësor ndaj 37 të akuzuarve të grupit të Kumanovës, lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit dy vite më parë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Fillimisht do kemi disa dëshmitar mandej do vijoje deklarata e çdo i akuzuari edhe varësisht prej deklaratave dhe personave që do të përmendën në deklarata që vetë personat e akuzuar do të japin, atëherë do ti propozojmë edhe dëshmitarët”, deklaroi Naser Raufi.

