Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek është, në një mënyrë, edhe përmbyllje e një procesi të mundimshëm, të gjatë dhe të lodhshëm, por gjithsesi të guximshëm. Dëshiroj t’i falënderoj deputetët grek për pjekurinë e dëshmuar, ndërsa dua t’i përgëzoj edhe qytetarët e Maqedonisë që ndihmuan dhe patën mirëkuptim për këtë proces, duke iu drejtuar veçmas mbështetësve të Lëvizjes BESA se edhe ne arsyetuam praninë tonë në qeveri dhe iu përmbajtëm premtimit tonë.
Vërtet nuk është se ne ishim faktori i vetëm në këtë proces, por është e vërtetë se edhe pa ne sigurisht nuk do të arrihej gjithë kjo.
Prandaj, urime dhe suksese!
Afrim Gashi,
Kryetar i Lëvizjes BESA

