Gjatë prezantimit të kamerave nga shtëpia e të pandehurit Velibor Manev në Veles, në ora 20:57 të mbrëmjes së 21 Nëntor 2023 shihet një veturë. Një person del nga automjeti dhe hyn në shtëpi. Sipas prokurorisë, ai person është i pandehuri Boro Videski me “Skoda Felicia”. Në natën kur zhduket Pançe Zhezovski.
“Në atë natë pak minuta më vonë, i pandehuri tjetër, Vlatko Keshishov, zbret nga Renault Kangoo nga sedilja e pasagjerit dhe hyn në shtëpi. Pas tij del i pandehuri i parë Ljupço Palevski – Palço. Regjistrimi i radhës nga e njëjta mbrëmje në orën 22:26 tregon Keshishov në oborrin e shtëpisë, duke u kryqëzuar dhe duke mbajtur një çantë shpine në dorë. Keshishov fut diçka në automjet, kurse Manev mban dy tullumbace. Keshishev vozit Renault Kangoo-n e tij në rrugë dhe Manev me Mercedesin e tij niset drejt Velesit”.
Dyshimi për këtë filloj se përse Manev shkoi në qytet disa herë në mbrëmje dhe u kthente menjëherë, ku më tej nga Prokuroria shtoin:
“Pas njëzet minutash, Manev kthehet me Mercedes nga i njëjti vend ku ishte nisur dhe largohet përsëri. Pyetja është, çfarë e shtyu Manevin të shkonte në qytet disa herë në mbrëmje dhe pastaj të kthehej menjëherë? Në orën 22:43, Manev i çon dy tubat në “kanga” që në atë moment është parkuar në rrugë. Gjashtë minuta më vonë, Palevski shihet me një kufje në vesh teksa ai dhe Videski dalin në rrugë. Keshishev niset drejt “kangut” ndërsa të tjerët e presin. Videvski mban në dorë një radio Motorola dhe e teston. Videvski dhe Manev gjithashtu kanë mikrofonë të bashkangjitur”.
E njëjta kamerë tregon Keshishevin, me një çantë në duar duke hyrë në shtëpi.
“Në orën 23:26 vërehet një “kanga” duke parkuar përballë “Skodës”. Prej saj dalin Keshishev dhe Palevski, i cili flet në një mikrofon që mban në dorën e djathtë. Pastaj nga drejtimi i Velesit vijnë Velibor Manev dhe Bore Videvski. Që të katër qëndrojnë para shtëpisë së Manevit dhe bisedojnë. Në orën 22:28, Keshishev shkon në “kangu”, ata hyjnë në shtëpi.
E njëjta kamerë tregon që të katër ata largohen nga shtëpia e Manev dhe shkojnë në “Kangoo” të parkuar. Kthehen dhe largohen sërish në ora 06:33, sipas prokurorisë, për të vrarë fqinjin 74-vjeçar Pançe Zhezovski, për të marrë Citroen-in e tij të vjetër dhe 5 ditë më vonë e rrëmbejnë dhe vrasin Vanja Gjorçevskën në Shkup.
Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të sigurojë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.