02 March
Përfundoi marrja në pyetje e biznesmenit Sead Koçan në Gjykatën Penale. Prokuroria Speciale kërkoi paraburgim për të, si i dyshuari i parë në rastin “Trust”. Por Gjykata sot nuk vendosi për një gjë të tillë. Pronari i Televizionit Nova, pasi doli nga gjykata iu shmang kamerave dhe pyetjeve të gazetarëve.
Përveç Seat Koçanit në gjykatë erdhi edhe nënshkruesi i autorizuar i “Sileks Nemetali”, Vasilie Aviroviq. Pas tre orësh edhe ai braktisi godinën e gjykatës, duke iu shmangur kamerave.
Penalja informoi se sot nuk pritet vendim për kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim për biznesmenin Koçan dhe Vasilie Aviroviq nga “Sileks Nemetali”. Në lëndën “Trust” të Speciales ndërmarrjet “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” janë dyshohen se me dokumentacion të rrejshëm kanë fituar tenderë për gërmim në “REK Manastiri” me vlerë prej mbi 17 milionë euro.