Të akuzuarit, Dejan Boshkovski, Metodij Stojmenovski dhe Nenad Gjorgjovski, sipas Speciales, i kanë mundësuar konsorciumit, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.
Me këtë furnizim të paligjshëm, ata e kanë dëmtuar ELEM-in për rreth pesëqind mijë euro dhe ne do të dëshmojmë se të akuzuarit janë kryerës të veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizim”, theksoi prokurori, Trajçe Pelivanov, para gjykatës.
“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare nuk është vepër penale naive dhe nuk mund të tolerohet”,- tha Pelivanov dhe shtoi se pret që gjykata të sjell vendim dënues.
Të akuzuarit, Dejan Boshkovski, Metodij Stojmenovski dhe Nenad Gjorgjovski, në seancën e sotme u shprehën se nuk janë të fajshëm.
Me orarin e ri vjetor të gjykatësve, rasti i është caktuar gjykatëses, Sofçe Gavrilova Efremova, ndërsa sot prej fillimit janë lexuar fjalimet hyrëse.