Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet seancë për rastin ”Sopoti”, ku do të dëshmojnë pesë zyrëtarë të policisë së Maqedonisë.
Në sancën paraprake mbrojtësi i të akuzuarve Naser Raufi ka kërkuar që në seacën e sotëme të ftojnë si dëshmitarë ish shefin e shërbimit të fshehtë, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.
I akuzuari i parë në këtë lëndë Sulejman Sulejmani pas mbarimit të seancës së kaluar, është ankuar se nuk mundet të duroj zvarritjen e gjykimit për shkak të moshës së thyer.
“E di edhe bota akuzën por nuk e kam bërë atë gjë. Forcë e madhe ma ka bë këtë vetëm. Edhe qindra vjet qëndroj në ato deklarata. I kam 73 vjet, kjo është tepër më. 14 vjet më vijë këtu. E lus Zotin të ketë drejtësi se u bënë 14 vjet”, ka thënë Sulejman Sulejmani.
Rasti i Sopoti ka ndodhur në vitit 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën pasi që automjeti i tyre shkeli në një minë në rrugën lokale Sushevë – Sopot. Për këtë rast janë dënuar gjithsej 10 persona të cilët akuzohen për terorrizëm, pasi janë shpallur të fajshëm se kanë vendosur minën.
Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të vitit të kaluar i’a dha lëndën “Sopoti” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan biseda të funksionarëve qeveritarë Mijallokov dhe jankullovska, ku tonë se të dënuarit e Sopotit janë të pafajshëm. PSP kanë deklaruar se qëndrojnë pas aktakuzës dhe kanë paralajmëruar të zbulojnë të gjitha provat.
Seancat për këtë rast u rikthyen nga fillimi, për shkak të ndryshimin e këshillit gjyqësor.
/Almakos
Arbnora Memeti