Agim Ismailoviq dhe Sami Luta, dy të arrestuarit dhe më pas të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” rrëfejnë momentet e arrestimit dhe për vuajtjet nëpër dyert e burgjeve dhe gjykatave. Ata për “Studio e Hapur” kanë përshkruar si ditë të kobshme një majin e vitit 2012, kur njësiti special ka hyrë në shtëpinë e tij dhe e ka marrë atë, bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e vëllait. Përshkruajnë në detaje se si gjatë gjithë kohës kur është marrë në pyetje ka qenë i shoqëruar nga 7 inspektorë, të cilët kanë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për ta detyruar të thotë se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e pesëfishtë. Rrëfehen për torturat brutale që i janë ushtruar atij në momentin kur është dorëzuar në burgun e Manastirit. Agimi tregon për shenjën që i ka mbetur në fytyrë nga dhuna e ushtruar nga policët, më 2 maj të vitit 2012, të cilën ditë e përshkruan si ditën më të llahtarshme të jetës së tij. Agimi thotë se nuk arrin t’i përshkruajë keqtrajtimet që i janë bërë atij, Fejzi Azirit dhe Rami Sejdiut. Tani është shumë i lumtur që ndodhet në shtëpi.
Data 23.02.2025
Aktuale
- Fillon viti shkollor në Gazën e shkatërruar pas pauzës gati dyvjeçare
- Për një orë nga Dibra në Tiranë! Më 14 mars hapet tuneli i Murrizit në “Rruga e Arbrit”
- Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me VMRO-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet
- ASH: Mickoski rrëzoi MO-në, VLEN pse vazhdon të qëndroj në qeveri?
- LD: Shtabi i ekzilit të BDI-së vazhdon me prodhimin e lajmeve të rreme
- “Më fal…”/Egli i ulet në gjunj, Gjesti: Shpirtin këtu ma ke sjellë…
- Temperaturat arrijnë deri në 19 gradë celsius, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme
- (VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë punësime etnike dhe partiake