Pas më shumë se 11 vite gjykim dhe rigjykim në të gjitha instancat gjyqësore për të akuzuarit në rastin Monstra, drejtësia do të kërkohet në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasbur. Pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar, mbrojtja do të përgadis aplikimin prej ku shpresojnë në vendim brenda një viti.
“Do të aplikojmë në Strazbur, me të vërtet jam optimist. E para pasi mbrojtja është anuluar tek gjykata e Apelit ..Afatin e kemi katër muaj prej pranimit të lëndës nga Supremja që të aplikojmë tek gjykata në Strasbur.
Sipas lëndëve të tjera për aplikim kjo mund të zgjase deri më 1 vjet ..Vendimet e gjykatës në Strazbur janë obligative për shtetin.


