Për shkak të interesimit të mediumeve që i përcjellin seancat publike që zhvillohen në Gjykatën Themelore Shkup 1-Shkup, ku si si prokuror kompetente paraqitet Prokuroria Speciale Publike, është publikuar lista e gjykatësve që do t’i gjykojnë rastet në fjalë. Në mesin e tyre, gjykatës i vetëm shqiptar është Osman Shabani, i cili co të gjykojë dy raste ku janë të dyshuar shumë ministra dhe funksionarë të lartë nga koha e qeverisjes VMRO-BDI, shkruan Gazeta Lajm.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të rasteve që ka ngritur PSP dhe gjykatësit që do të gjykojnë këto raste:
„Tarifa“ – gjykatëse Sofçe Gavrillova – Efremova
“Sopoti”– gjykatës Vlladimir Tufekxhiq
“Monstra”– gjykatës Ognen Stavrev
“Trezor” – gjykatëse Xhaneta Begtoviq.
“Tanku”– gjykatëse Dobrilla Kacarska
“Titanik 2” – gjykatës Ognen Stavrev
“Toplik”– gjykatës Osman Shabani
“Tenderat” – gjykatës Osman Shabani
“TNT “ – gjykatës Ognen Stavrev
”Trajektorja” – gjykatës Goran Boshevski
“Treqind”– gjykatëse Dobrilla Kacarska
“Target/Fortesa” – gjykatëse Xhaneta Begtoviq
“Transporter”– gjykatëse Dobrilla Kacarska
“Spiuni” – gjykatës Vlladimir Tufekxhiq
“Tortura” – gjykatëse Aleksandar Ristevska
“Titanik3”– gjykatëse Olja Ristova
“Dhuna në komunën Qendër”– gjykatës Dushan Josifov
“Trust”– gjykatëse Lidija Zimbovska