Autoritetet kanë bërë të ditur se do të publikojnë detaje pasi hetimet për këtë person të dorëzohen në Prokurori.
Në seancën e Kuvendit, për pyetje të deputetëve, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, konfirmoi se personi i ndaluar është i akuzuar për keqpërdorim të buxhetit.
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka marrë informacione të reja gjatë seancës.
Ai theksoi se lista e personave të arrestuar për keqpërdorimet në Lotari po zgjerohet dhe se individë të tjerë janë identifikuar dhe do të përballen me drejtësinë, përfshirë paraqitjen e tyre para prokurorit dhe gjyqtarit.
Policia Financiare po zhvillon një operacion për kapjen e një tjetër personi të dyshuar për lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”.