09 March
Në seancën gjyqësore për rastin “Kumanova” ka dëshmuar i akuzuari Shefqet Kallaçi i cili sikur edhe anëtarët e tjetër të grupit tha se kishte ardhur në Maqedoni për shkak të pakënaqësive të shqiptarëve nga mos-zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Në Kumanovë tha se ka ardhur me 5 maj i ftuar nga Xhafer Zymberi.
Me 8 maj është dashur të largohemi, Mirsadi i ka bërë presion grupit që ka qen në Hotel të vijë Lagjen e Trimave. Mirsadi na tha se do të qëndrojmë edhe një javë dhe se ai i di arsyet për këtë . Me 9 maj unë kam qenë roje, kam parë vetura të dyshimta, e kam njoftuar edhe Mirsad Ndrecajn,por ai me tha që qëndroj i qetë pasi që ka çdo gjë nën kontroll – dëshmoi i akuzuar Shefqet Kallaçi.
Kallaçi tha se mbi shtëpinë ku kanë qëndruar vazhdimisht ka incizuar një dron nga i cili sipas tij munde të nxirret shumë dëshmi mbi ngjarjet në Kumanovë. Ai tha se Beg Rizjan e ka parë duke u dorëzuar, ndërkohë Mirsadin e di se ka qenë prezent në stacionin policor të Kisella Vodës.
Grupi ka dashur që të dorëzohet nga orët e hershme të mëngjesit nga ora dhjetë , por armëpushimi nuk është plotësuar nga ana e ministrisë së punëve të brendshme, këtu u konstatua që në stacionin policor Kisella Vodë ka qenë prezent edhe Mirsad Ndrecaj , këtë e dëshmoj Shefketi pasi që ka dëgjuar një të akuzuar e ka identifikuar të njëjtin te njësisë policore të ndjerin Mirsad Ndrecaj – deklaroi avokati Naser Raufi.
Sipas Kafixhollit në bisedat e publikuara janë fshirë biseda mes zyrtarëve të Maqedonisë dhe përfaqësuesve të OSBE-së, por edhe zyrtarëve shqiptar të cilat është biseduar për armëpushimin, largimin e civilëve dhe çështje tjera.
Nuk ekzistojnë bisedat me Sasho Mihajllkovin, Gordana Jankullovën dhe Mitko Çavkovin ndërsa bisedat e Artan Grubit, Ali Ahmetit dhe të OSBE-së janë prezantuar pjesërisht. Në këto biseda janë prera pjesët ku grupi ka kërkuar që të ketë armëpushim, që të largohen civilët, dorëzimi me kusht dhe pjesë të bisedave me OSBE-në ku kanë biseduar me Ministrinë e Punëve të Brendshme – dëshmoi i akuzuar Shefqet Kallaçi.
Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës është caktuar për me 13 mars ku pritet që të dëshmojnë Hajrush Avdija dhe Betim Kabashi.
Senat Zylbehari