Anulohet edhe një seancë tjetër me kërkesë të Prokurorit Publik për rastin e “Komandant Shqiponjës”, pikërisht në momentin kur duhet të shqiptohen fjalët përfundimtare dhe të caktohet dënimi për të akuzuarin Bajram Limanin, raporton SHENJA.
Arsyetimi ishte i njëjtë nga hera e kaluar, sepse prokurori kërkon kohë shtesë.
Ndërsa familjaret thonë që arsyeja e shtyerjes së gjykimit është se prokurori i tanishëm ka presion. Ata kanë lëshuar ankesë edhe tek Këshilli i Prokurorëve dhe sipas tyre prokurori ka bërë disa shkelje gjatë procesit gjyqësor.
Ndërsa kërkesa që e kishin lëshuar që t’i merret lënda prokurorit të tanishëm dhe t’i jepet një tjetër pasi ata si familjar nuk besojnë që ai mund të marrë një vendim të drejtë, mirëpo kërkesa e tyre nuk është pranuar.
Gjithashtu arsyeja e shtyerjes së gjykimit thotë Lulzim Aliti është që të bëhet parakualifikimi në mënyrë që i akuzuari të marrë dënimin minimal. /SHENJA/