Gjykata supreme ende nuk ka caktuar seancë të përgjithshme në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë publike për heqjen e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Nga gjykata më e lartë, Prokuroria e Marko Zvërlevskit kërkoi të hiqet paraburgimi për pronarin e televizionit Nova. Ndaj kësaj reagoi Prokuroria speciale e cila e tërhoqi kërkesën e Prokurorisë së rregullt dhe kërkoi largimin e kryetarit të Gjykatës supreme, Jovo Vangelovski për shkaka se edhe ai është pjesë e materialeve të përgjuara. Derisa pritet seanca në të cilën pesë gjykatës do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë në burgun hetimor në Shutkë, ai tashmë një muaj është në arrati, ndërsa policia e kërkon atë me fletarrest ndërkombëtarë. Koçan akuzohet se me dokumentacion të falsifikuar nga shteti ka fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë euro.
Data 22.03.2026
Aktuale
- AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend
- Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet

