15 March
Më shumë se dy orë avokati i Sead Koçan i sqaroi gjykatës së Apelit përse duhet ta shfuqizoj paraburgimin për klientin e tij. Avokati Nikola Dodovski i cili përfaqëson të dyshuarin e parë në rastin “Trust”, në masën e paraburgimit sheh prapavijën e tentimit për ta heshtur televizionin Nova që është pronë e Koçanit. Avokati i tij edhe sot pohoi se Koçan është në udhëtim zyrtar, ndërsa në Gjykatën e Apelit prezantoi edhe fletë- udhëtimi. Avokati thotë se Koçani nuk është duke ikur, ndërsa shpallja e fletë- arrestit ndërkombëtarë pa aktgjykim fuqiplotë për paraburgim, paraqet precedencë juridike.
Nga të gjitha argumentet, qartë shihet se qëllimi i kërkesës për paraburgim pa u bë aktgjykimi i plotfuqishëm, shtyrja e procedurës për t’u arrestuar Koçani, në bazë të vendimit që nuk ka bazë ligjore bëhet kryesisht për t’u dëmtuar mediumi dhe imazhi i tij – tha Nikola Dodovski, avokat i Sead Koçan
Gjykata Speciale në vetëm 20 minuta arsyetoi përse gjykata e Apelit nuk duhet ta shfuqizoj masën e paraburgimit të Sead Koçan. Argumenti është se ai është në arrati. Prokuroria speciale pohon se Koçan është larguar nga Maqedonia një ditë pas shqiptimit të masës së paraburgimit dhe askush nuk e di ku gjendet dhe kur do të kthehet.
Sead Koçan nuk është këtu. Gjendet në arrati. Tash shtatë di të askush nuk e din ku është. Dhe ai nuk ka shkuar në udhëtim zyrtar para se t’i shqiptohet masa e paraburgimit, por një ditë më pas. Më 9 mars – thanw nga Prokuroria Speciale.
Specialja i ngarkon kompaninë “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” se me dokumente të falsifikuara kanë bërë konsorcium dhe kanë fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë euro. I dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan. Për të dyshuarin e dytë, nënshkruesi i autorizuar në kompaninë “Sileks Nemetali” gjykata përcaktoi masën e kujdesit.
Bojan Stojanovski