20 March
Të punësuarit në Kompaninë “Transmet”, protestojnë para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike, duke bllokuar kështu rrugën me makineri të rëndë. Protestuesit kërkojnë të tërhiqet masa e paraburgimit për Sead Koçan.
Ndryshe policia dhe interpoli akoma nuk mund ta gjejnë Sead Koçanin i cili thuajse paralelisht me miratimin e vendimit për paraburgim ka hyrë në Serbi. Nga MPB-ja shprehen se nuk kanë informacione se ku gjendet i dyshuari i parë në rastin “Trust”, megjithatë thonë se urdhri i arrestit është në fuqi që kudo që të paraqitet do të arrestohet.


