17 March
Policia ende nuk e di vendndodhjen e biznesmenit, Sead Koçan. Ndonëse fletë- arresti ndërkombëtar është në fuqi, Ministria e Brendshme deri tani nuk ka informacione se ku ndodhet ai. Një ditë më parë Gjykata e Apelit e konfirmoi paraburgimin për pronarin e televizionit Nova. Megjithatë, Gjykata më e lartë pranoi një pjesë të ankesës së avokatëve të tij. Për Apelin është jorelevante se kur është bërë ndryshimi i pronësisë së “Transmetit” dhe nëse ndryshimet kanë ndodhur disa ditë para se Koçanit t’i caktohet masa e paraburgimit. Gjykata e pranoi vetëm bazën “rrezik për arratisje” dhe për këtë arsye konfirmoi paraburgimin. Pikërisht, pranimi i një pjese të ankesës krijon mundësinë që Sead Koçani ta blej lirinë ose të mos shkojë në burgun e Shuto Orizarës nëse paguan garancinë, siç parashikon Ligji për Procedurë Penale.
Ligji për Procedurë Penale, Neni 179
(1) I akuzuari që duhet të vendoset ose tashmë është vendosur në paraburgim, vetëm për shkak të frikës se do të arratiset, mund të lirohet nëse ai personalisht ose dikush tjetër jep garanci për të se nuk do të arratiset deri në fund të procedurës penale.
(2) I akuzuari nga paragrafi (1) i këtij neni do të lëshohet pasi vendimi për garanci dhe dorëzimin e tij, të bëhet i plotfuqishëm.
Koçan mund ta paguaj garancinë me para në dorë, letra me vlerë, stoli ose gjëra të tjera të tundshme me vlerë të lartë. Përkundër rrethanës së këtillë lehtësuese, të punësuarit në “Transmet”, ndërmarrje në pronësi të familjes Koçan, edhe sot protestuan para Apelit. Ata porositën se paraburgimi për Koçanin do të shkaktojë problem social dhe se ekzistenca e 1200 punëtorëve vihet në pikëpyetje.
Me vendimin të cilin e mori Gjykata, vërtetoi se gjykatësit e Këshillit Penal të cilët e kanë pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, nuk kanë vepruar. Që do të thotë se, edhe ato ankesa nga mbrojtja janë miratuar, përkatësisht se të njëjtit kanë vepruar nën presionin e Speciales dhe kjo është ajo që në këtë moment është shumë e rëndësishme për ne dhe besojmë se më tutje gjykata do t’i udhëheq të gjitha procedurat në bazë të parimeve juridike – deklaroi deputeti Zeqir Ramçilloviq.
Sead Koçan me ditë të tëra është i pakapshëm për policinë për t’u dërguar në burgun e Shuto Orizarës. Ministra e Brendshme lëshoi fletë- arrest ndërkombëtar ndërsa Specialja vërtetoi se Koçani e ka braktisur Maqedoninë një ditë pas vendimit për masën e paraburgimit. Nga ana tjetër, avokati i tij me këmbëngulje pohon se Koçan është në udhëtim zyrtar. Biznesmeni dyshohet se ka formuar konsorcium dhe me dokumentet të rreme ka marrë tender për gërmim në TEC Manastiri në vlerë prej mbi 17 milionë euro.
Bojan Stojankovski