Marrë nga Derveni.info
Mirëdita,
Ju drejtohem në lidhje me rastin “Geriatria”, me qëllim që t’ju dërgoj kallëzimin penal të paraqitur kundër personit Nebie Zaimovska, nga ne – familja e pacientes Iskra Srbinovska, e cila aktualisht, jo me vullnetin e saj, ndodhet në Geriatri.
Nebia është avokate e cila rrejshëm paraqitet si kujdestare e saj. Me manipulime, ajo jo vetëm që e vendosi Iskrën në një spital ku nuk duhet të jetë, por edhe e izoloi plotësisht, duke ia marrë telefonin që të mos kemi komunikim me të. Ajo vendosi ndalim në spital që të mos mund ta vizitojmë dhe pyesim veten se si spitali i lejon asaj të vendosë ndalime të tilla. Disa herë jemi kthyer te porta, me arsyetimin nga sigurimi se Nebia, përmes drejtoreshës, ka ndaluar vizitat tek Iskra.
E njëjta Nebie, menjëherë pas vendosjes së Iskrës në Geriatri, u vendos në banesën e Iskrës, ku edhe aktualisht jeton.
Me respekt, thuhet në njoftimin nga familjari Gjorgji Pavllovski nga Velesi.




