Fadil Arsllani, i dënuar me 11 vjet e gjysmë burg për lëndën “Çekani” sot është liruar nga burgu. Nga drejtoria e burgjeve për Alsat M konfirmuan lajmin duke thënë që Arsllanin ndërpritet përkohësisht masa e dënimit me burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, gjë që mund të zgjasë rreth 20 ditë, nga kjo drejtori thonë se Arsllani do të kthehet përsëri në burg, Në korrik të 2016-ës të njohurit si fajdexhinjtë nga Gostivari morën gjithsej 53 vite e gjysmë burg. Gjithsej janë dënuar shtatë persona. Grupi kriminal i përfshirë në rastin “Çekani” ka operuar në rajonin e Gostivarit që në vitin 2008. Kryesisht janë marrë me fajde dhe kështu kanë përvetësuar dobi kundërligjore pronësore përmes kryerjes së më shumë veprave penale. Kanë dhënë para hua dhe duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të atyre që u kanë dhënë hua, kanë siguruar për vete dobi të tepruar pronësore. Për ta kthyer huan i kanë keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarit. Si pjesë e grupit kriminel të Gostivarit nga policia gjithsej janë ndjekur 21 persona.
Data 21.09.2025
Aktuale
- “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërime” do t’i udhëheqin kuadrot e VLEN-it! Arrihet marrëveshje në koalicion
- Rekordet e pabesueshme të Librit Guiness: Çfarë fshihet pas numrave të çuditshëm?
- EMRI/ Me armatim në banesë, arrestohet 50-vjeçari! Policia sekuestron automatik dhe fishekë
- Djeg automjetin e fqinjit në Kondovë, përfundon në paraburgim
- Tomovski: Ministria e Shëndetësisë do të blejë 100 autoambulanca
- EMRAT/ Vranë me thikë dhe dogjën trupin e 62-vjeçarit turk, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike
- Trafikuan vajzat nga Uganda për prostitucion, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare