Edhe përkundër faktit që janë ndërruar prokurorët republikan gjendja e drejtësisë në Maqedoni ka ngelur e njëjtë, kështu vlerësojnë organizatorët e protestës “Drejtësi për Almirin”, të cilët gjatë ditës së sotme kanë vendosur tre banderola, në të cilat shkruhej data e lindjes dhe vrasjes/vdekjes së vogëlushit kumanovar, raporton Almakos.
Banderolat u vendosën para Kuvendit të Maqedonisë, Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Organizatorët e protestës thanë se me këtë hapë duan t’i “zgjojnë nga gjumi” të gjitha organet kompetente përfshirë këtu edhe të zgjedhurit e popollit, për gjykimin e padrejtë që po bëhet për rastin në fjalë.
Anita Latifi theksoi se nuk dihet çfarë po ndodh realisht me prokurorinë Publike e cila vetëm një ditë para se të ipet vendimi për “Rastin Almiri” I fton gazetarët për brifing.
“Nuk kishim në planë të japim deklarata sepse sipas nesh asgjë nuk ka ndryshuar, nuk kishte asnjë informatë të re. Nuk e dimë cfar ideje kanë prokuroria që pas dy viteve nga procesi për rastin e “ALmirit”, sot ajo të ftoj në brifing gazetarët. Në këto çaste para se të ndodh brifingu nuk dimë edhe ne si ta komentojmë thjesht po habitemi, se pse ju si gazetarë dhe ne si opinion kemi pasur shumë pak informata rreth kësaj ngjarje, ndërsa tash kur më gjithçka është para aktit të kryer nese përfundon ky proces ata vendosin të shpalosin detaje lidhur me këtë rast. E vetmja gjë që mund ta themi se me ndryshimin e prokurorëve republikan, nuk po ndryshon gjendja e drejtësisë në Maqedoni, por thjesht, ik Zvërlevski vjen Jovevski”, tha Latifi.
Nga ana tjetër, kryefamiljari, Niazi Aliu para gazetarëve tha se edhe pse ka dorëzuar ankesë, nuk është përfillur nga prokuroria, dhe për veprimet e sajë është njoftuar me shumë vonesë.
“Nesër pritet rivrasja e Almirit prej prokurorisë dhe gjykatës. Dje ja kam dërguar pyetjen prokurorit se pse kanë interes për ta mbrojutur terroristin, por ata nuk më dhanë përgjigje. Ndryshe ankesën e kemi bërë para 4 muajve, nuk na është kthyer asnjë përgjigje vetëm se sot më kanë telefonuar dhe gjatë ditës së djeshme jam takuar dhe i pyeta, se pse nuk më kanë kthyer asnjë lloj përgjigje qoftë pozitive ose negative”, tha kryefamiljari Aliu.
Përderisa nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për rastin e Almirit, sot pas dy viteve Prokuroria Publike Themelore, ka caktuar vetëm një brifing për ti informuar për rrjedhën e procesit gazetarët.
Mevludin Imeri
Almakos.com