Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Prilep. Tre vajza të mitura dyshohet se janë përdhunuar nga babai, i tyre, ndërsa për të qenë rasti edhe më i rëndë, shkruan SHENJA, nëna e tyre, i ka kërcënuar ata që mos ta denoncojnë rastin në polici.
Sipas Prokurorisë, e tërë kjo vepër e çmendur e prindit 36 vjeçar ka ndodhur në periudhën prej viteve 2021 dhe 2023.
“Tre vajzat, të lindura në vitin 2008, 2010 dhe 2014 gjatë kohës së veprës nuk kanë pasur të mbushura 14 vite. Hetim është hapur edhe kundra nënës së fëmijëve, e cila dyshohet për veprën penale- Braktisje dhe maltretim të fëmijëve nga nenit 201 pika 1 nga Kodi Penal. Veprën e ka bërë me braktisje të detyrës së saj përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, të cilat kanë treguar se babai po i përdhunon, ndërsa ajo i ka bindur se është e turpshme që të denoncohet dhe se duhet të respektojnë prindërit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, raporton SHENJA.
Por tmerri dhe tortura e vajzave mori fund kur njëra prej tyre vendos që ta denoncojë prindërin në polici. Që këtu policia në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar dy prindërit dhe kundër tyre është iniciuar kallëzim penal adekuat, ndërsa vajzat do të dërgohen për përkujdesje në instancat përkatëse.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve! Prokuroria donte të zbulonte…
- Burri padit OpenAI: Si ChatGPT e çoi në një krizë identiteti
- Vdes aktorja kosovare
- Izraeli kërkon “kompensim” nga SHBA-ja pas marrëveshjes saudite për avionët F-35
- Alarmi për virusin e Nilit Perëndimor: Dy të vdekur dhe shtatë raste të reja në Kosovë
- MPB: 11 të arrestuar për vozitje të pakujdesshme, mes tyre edhe dy të mitur
- (VIDEO) Alkaloid ndan 2,2 mln denarë për spitalin e Kozles
- Aksidentohet Benita, shfaqet në këtë gjendje nga spitali



