Ish Sekretari Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është duke ngarë një “xhip” luksoz, të cilin nuk e ka paraqitur në fletën anketuese, publikoi “360 stepeni”, përcjell in7.
Bëhet fjalë për gjeneratën aktuale të kompanisë “Volvo”, modeli më i theshtë i të cilës kushton rreth 74 mijë euro.
Rashkovski nuk është përgjigjur se pronë e kujt është automjeti në fjalë, të cilin e ka përdorur për punë private, ndërsa informacion të tillë nuk kanë dhënë as nga MPB.
Komisioni për AntiKorrupsion ka paralajmëruar se do të kryejë kontrollet e nevojshme për të mësuar se e kujt është vetura në kuadêr të lëndës për hetimin e pasurisë së Rashkovskit.
Rashkovski u bë temë debati në momentin që u zbulua se si sekretar qeverie, për nevojat e qeverisê kishte kontraktuar një lloj softueri, të cilin nuk e ka përdorur askush, përcjell in7. Për këtë qëllim, lëndë kundër tij ka hapur edhe Prokuroria Publike.