Raportohet për zjarr, pasi që platformat për shpim nafte në Krime u goditën nga Ukraina

Raportohet për zjarr, pasi që platformat për shpim nafte në Krime u goditën nga Ukraina

Forcat ukrainase kanë sulmuar platformat për shpim nafte në Detin e Zi, platforma të cilat janë në zotërim nga një kompani nafte dhe gazi nga Krimea, tha kreu pro rus i gadishullit të aneksuar, duke mos dhënë detaje se cili lloj i armëve ishte përdorur.

“Tre persona ishin lënduar nga ky sulm dhe gjithashtu filloi kërkimi për shtatë punëtorë të tjerë të kompanisë energjetike Chernomorneftegaz”, tha Sergei Askyonov, kreu pro rus i gadishullit në një postim në platformën e komunikimeve Telegram, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët e Krimesë thanë se pas sulmit punët në tre platforma ishin ndalur, e ku pas sulmit ishte raportuar edhe për zjarre.

“Sot në orën 8 të mëngjesit, armiku ka goditur platformat shpuese të Chornomorneftegaz, jam në kontakt me kolegët nga ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe FSB-ja, jemi duke punuar në drejtim të shpëtimit të jetëve”, tha gjatë ditës në kanalin e tij në Telegram Aksenov.

Dy platformat shpuese “Petro Godovanets” dhe “Ukraina” që ishin nën pronësinë e ukrainasve, u morën nën pronësi nga trupat ruse në mars të vitit 2014, atëherë kur Moska zyrtare aneksoi gadishullin e Krimesë.

Platformat nuk përdoren vetëm për shpim, por edhe për zbulim, pasi që në vitin 2015 ato u lëvizën afër platformës Halisynke, e cila ndodhet 130 kilometra larg qytetit ukrainas të Odesas. /Telegrafi/