Edhe këtë vit televizioni mbetet media më i ndjekur dhe më me ndikim në qëndrimet dhe vlerat e qytetarëve. Qytetarët si burim të tyre kryesor të informimit politik i shohin televizionet. Alsat renditet ndër televizionet e para për qasjen kritike dhe analizë ndaj temave të cilat i trajton si dhe shumë tema të tjera në interes të qytetarëve, kështu thuhet në analizën e përgatitur nga Instituti Maqedonas i Mediave.
”Televizioni Alsat kishte qasje analitike, më së shumti nisen nga ndjekja ditore e përmbajtjeve, më së shumti i analizojnë. Televizioni Alsat gjithashtu kishte numër të madh të kronikave të cilat vet i kishte hapur si tema, kishte mjaft tema për premtimet e parealizuara, për projekte nga qeveria e kaluar dhe shumë tema interesante”, – deklaroi Goce Trpkovksi, autor i analizës.
Gjatë prezantimit të analizës u tha se ka përmirësim në trajtimin e temave të ndryshme në televizionet në vend, por megjithatë mbetemi larg garës për cilësi mediatike.
”Ajo që duhet të zgjidhen televizionet dhe mediumet është që ta kthejnë besimin tek qytetarët. Ky është dëmi më i madh që i është shkaktuar gazetarëve. Pra në këtë aspekt duhet të punohet. Si të ndodhë kjo, unë më shumë do të thoja se duhet të ndryshojnë vet mediat, të ndryshojë gazetaria dhe politika redaktuese me qëllim që të kthehet besimi dhe cilësia ne gazetari”, – deklaroi redaktorja Sanja Vasiq.
Analiza në fjalë vuri në pas se funksionarët politik dhe shtetëror janë aktorët kryesorë të edicioneve informative. Gjatë këtij monitorimi ndër temat më të trajtuara kanë qenë politika e jashtme dhe eurointegrimet, më pas vijojnë 27 Prill, kuvendi dhe partitë politike, përmendorja Qoseto, pragu i pensionimit dhe programi vjetor për kulturë. (Alsat-M)