Avokati i popullit, Ixhet mehmeti, sot e shpalosi raportin vjetor në të cilin vërehen shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut. Mehmeti tha se këtë vit nuk ka asnjë përmirësim të gjendjes, përkundrazi situata është përkeqësuar edhe më shumë. Mhemti shtoi edhe faktin se kohëve të fundit është vërejtur edhe politizimi i shumë institucioneve.
Në vitin raportues Avokati i popullit ka proceduar 4 718 raste, prej të cilave brenda periudhës në fjalë u pranuan 3 775 ankesa ndërsa 37 raste tjera u hapën me iniciativë të Avokatit të popullit.