Javën tjetër pritet që të dalë raporti e komisionit për mbikqyrje profesionale që do ta shqyrtojë rastin me tre foshnjet e vdekura, me qëllim të vërtetimit nëse trajtimi i foshnjave dhe nënës është bazuar në përputhshmëri me protokollet dhe mjeksinë e bazuar në argumente. Kështu informojnë nga Minisistria e Shëndetësissë, nga ku thonë se javën e ardhshme, lidhur me këtë rast, priten poashtu edhe rezultatet e autopsisë nga mjeksia ligjore. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka bërë të ditur se komisioni është formuar menjëherë pasi është konstatuar vdekja e foshnjeve, dhe në rast se raporti nga ky komision konstaton parregullsi në trajtimin e të sapolindurve, menjëherë do të merren masat e duhura ligjore. Kujtojmë se, më 21 gusht në Klinikën Gjinekologjike të Spitalit “Nënë Tereza”, me dhimbje në abdomen, është pranuar pacientja me inicialet M.I. Të njëjtën ditë për shkak të shpërthimit paraprak të ujit, në javën e 27 të shtatzënisë, ajo nëpërmjet prerjes cezariane ka lindur foshnjet trinjake të cilat ditën e nesërme që të tre kanë ndërruar jetë. /SHENJA/
Data 18.05.2025
Aktuale
- Dyshime për krime zgjedhore, SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
- Samiti Arab në Bagdad bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri
- Kryediplomatët turk dhe saudit do të bashkëkryesojnë sesionin e dytë të Këshillit të Koordinimit
- Mjeti del nga rruga në Krumë, mbesin të lënduar babë e bir!
- Mexhiti: VLEN nuk përçahet, ndryshimi është i pandalshëm
- Nisma Shqipëria Bëhet me një deputet në Kuvend, Adriatik Lapaj: Sistemi elektoral, i padrejtë! Koalicioni ynë duhej të kishte të paktën 6 mandate
- “Eksponentë të botës së krimit, të përfshirë në zgjedhje”- Gazetarja Lala: Njerëz pa kontribute dhe pa formim po hyjnë në Kuvend
- MPJ bullgare i dorëzon notë proteste ambasadores Agnesa Rusi Popovska