Memedali Jusufi
Konformizmi eshte pajtim vetëm me fjalë me mendimet, veprimet a sjelljet e dikujt; prirje për t’iu përshtatur sa për sy e faqe qëllimeve, synimeve e interesave të më të fortëve a të shumicës; sjellje e veprime që bëhen sa për të qenë brenda. Shfaqje
Antonio Gramshi me nje rast do te thoshte i urej indiferentet sikurse konformistet. Ne te kunderte intelektuali eshte nje ndergjgje kritike e shoqerise.
Sipas Gramshit problemi qëndron në faktin se intelektuali që mund të shërbejë si “ndërgjegjja kritike e shoqërisë”, nuk është gazetari, por studiuesi kritik, qoftë i një institucioni publik apo privat, që prodhon kundër-informacion. ; Është pikërisht kjo tipologji intelektualësh që do te jete një revolucioni i vazhdueshëm dhe gërryes për sistemin.
Antonio Gramshi, arbëreshi intelektual erudit me kulturë të gjithanshme, renditet krahas Romen Rolanit, Emil Ludvigut, Pol Eluarit, Lui Aragonit, Pikasos, Zhan Sartrit, Bertolt Brehtit e të mjaft personaliteteve të tjerë të shquar të kohës.Arbëreshi Gramshi ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës dhe të kulturës në Itali.Ai ka shkruar 54 volume me shkrime filozofike, sociale, estetike etj. Ndër to shquhen “Rilindja”, “Shkrimet politike”, Materializmi historik”, “Intelektualët”, “Elementët e politikës”, etj.
Tendenca për të qenë konform, edhe nëse është vetëm në pamje, me doktrinat, zakonet, opinionet e përhapura nga shoqëria dhe politika është një sëmundje e rëndë te intelektualët .
Konformisti ka tendencë në fakt që ta bëjë pasivisht të tijën, doktrinat politike, por dhe fetare të ndjekura nga shumica e anëtarëve të grupit, të cilit ai i mendon se përket. Në një kuptim më të gjerë, shihet si kuptimi negativ i atyre që përshtaten lehtësisht me mendimet ose zakonet që mbizotërojnë, në politikën zyrtare, me dispozitat dhe dëshirat e atyre që janë në pushtet. Akoma më shumë sot në “konformizmin e dëmshëm mediatik”.
Arthur Schopenhauer thotë: Ne humbin tre të katërtat e vetes tonë për të “qenë si të tjerët”. Sepse këto janë kërkesat e tiranive dhe uniformiteti absurd dhe kështu bëhet pjesa intelektuale në konformizëm. Humbet veten, cilësitë personale dhe humbet origjinalitetin ideor dhe kreativ. Humbet mundësinë për mendim të lirë dhe të shprehur haptas. E ka paralajmëruar Erich Fromm këtë rrezik të kthimit në fashizëm të djathtë dhe të majtë të një natyre moderne. Si kushtet politike dhe ekonomike e favorizojnë epokën tonë në izolimin në rritje, por dhe rritjen absurde të pafuqisë së individit dhe sigurisht nga ekzaminimet psikologjike është demonstruar që kjo pafuqi çon ose në tipin e një drejtimi karakteri autoritar ose në një konformizëm obsesiv, gjatë të cilit individi kthehet në një automat, humbet individualitetin. Në të vërtetë e ka paralajmëruar dhe Seneka, i cili thotë: Detyra jonë parësore është të mos ndjekim, siç bëjnë kafshët që kthehen në tufën e atij që i udhëheq.
A jemi kthyer te gjithe ne nje tufe ?