Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova pas daljes nga Prokuroria Speciale Publike tha se ajo dyshohet për pagesë të organizuar në vitin 2010.
“Jam e dyshuar për organizimin e një grupi të njerëzve për plotësimin e fletëpagesave në vitin 2010. Unë nuk kam donuar para në vitin 2010 në llogari të partisë. Nuk jam e dyshuar për donacion por për organizimin e grupit për ti plotësuar fletëpagesat”, tha Rangellova, duke shtuar se asaj i është mohuar e drejta për të parë argumentet.
Rangellova para gazetarëve tha se për asgjë nuk ndjehet fajtore për asgjë, ndërsa në pyetjen se si VMRO-DPMNE ka pronë aq të madhe, ajo tha se nuk ka informacion dhe se pyetja duhet t’i parashtrohet atij që e ka fituar pronën.