Propaganda dhe dezinformatat po marrin përmasa të gjithëanshme, veçanërisht në rrjetet sociale. Në të kaluarën propaganda është përdorur më së shumti për qëllime reklamuese, sot ajo ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë, thotë gazetari Ramush Muarem – Cirko, në një intervistë për CIVIL Media.
Ai shton se vetëm me propagandë pozitive dhe realiste mund të luftojmë propagandën e zezë dhe të keqe.
“Gjatë koronës publikova një tekst propagandistik sarkastik në rrjetet sociale se “vetëm në Shutkë nuk ka korona”. Ajo propagandë u përhap shumë shpejt, por qëllimi i një shkrimi të tillë ishte të tregoja se romët në Shutkë janë të harruar nga shoqëria dhe nga sistemi”, thotë Muarem.
Ai ka theksuar se vetëm me një fushatë të fuqishme dhe arsimim mediatik qytetarët do të mund të njohin anën e keqe të propagandës dhe dezinformimit.
Dehran Muratov
kamera dhe montazh: Arian Mehmeti
foto: Biljana Jordanovska