Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë është takuar me protestuesit kundër vendimit të gjykatës maqedonase, e cila shqiptoi dënime të përjetshme për 8 pjesëtarë të Grupit të Kumanovës, kurse të tjerët i dënoi me gjithsej 746 vite burg, shkruan Gazeta Lajm.
Haradinaj nuk ka fshehur habinë e tij nga dënimet e larta. Bashkëbisedimi me protestuesit herë ka qenë me tone nervoze, e herë më i qetë. Haradinaj ka premtuar se do të realizojë takime të veçanta me familjarët e të gjithë personave të dënuar.
“Të shohim, Është një fjalë që thotë se i ka dënuar njeriu, e jo zoti, prandaj si dihet kësaj pune”, ka theksuar Haradinaj. Ai ka informuar protestuesit se më 11 dhjetor në Prishtinë do të qëndrojë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, kur me siguri do të bisedohet edhe lidhur me dënimet për Grupin e Kumanovës.
Njëkohësisht kryeministri kosovar ka thënë se atij nuk i pengojnë protestat dhe ka bë apel që të jenë më masive.