Sot, me 8 tetor, kompania “Ramstore”- Maqedoni ka hapur një shitore Ramstore Ekspres, që gjendet në rrugën Kemal Sejfula numër 14 në Çair.
Shitorja e dizajnuar në mënyrë moderne Ramstore Ekspres e 28-ta me radhë , gjendet në një hapësirë prej 650 m 2 dhe disponon me hapësirë prej 160 m2 për depo. Për shërbimet kujdeset ekipi prej 10 të punësuarve, ndërsa konsumatorët kanë në dispozicion 3 vendpagime. Para objektit është siguruar një vendparkim për 10 vetura.
Në shitoren e re, konsumatorëve do t`i ofrohen në çdo kohë fruta dhe perime të freskëta si dhe mbi 5000 produkte të qasshme në 365 ditë e vitit. Shitorja do të punoje shtatë ditë në javë nga ora 08.00 deri në ora 22.00.
Numri i madh i promovimeve, degustimeve, aksioneve shitëse, dhuratave dhe prodhimeve gratis e shënuan hapjen e kësaj shitore dhe do të zgjasin deri me 17.10.2021, ndërsa përskaj lirimeve të shumta, konsumatorët e shfrytëzuan edhe Klub kartelën Ramstore për lirime shtesë gjatë blerjes.
Me shitoren e re në Çair, zinxhiri i “Ramstore”-Maqedoni arrin deri në 28 shitore në 7 qytete të ndryshme në vend, që kapin një hapësirë prej 22.000 m2. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në kompani është 750.
Ramstore Maqedoni edhe këtë vit vazhdon zhvillimin dhe investimin përmes paralajmërimit të aktiviteteve të reja dhe hapjes së tre shitoreve të reja deri në fund të vitit.
Ramstore, i cili në Maqedoni për herë të parë filloi të funksionojë qysh me 11 qershor të vitit 2005, qysh para disa kohësh është pjesë e CITY PLAZA Holding e cila në tregun maqedonas operon qe 16 vite.