25 Shkurt
Analisti Ismet Ramadani e vlerëson si jo të sinqertë opsionin e BDI-së për të ngelur në opozitë. Ai thotë se kjo alternativë e BDI-së është vetëm një taktizim për të treguar në sytë e shqiptarëve se interesi kombëtar është parësor. Sipas Ramadanit, taktizimet e BDI-së janë edhe si rezultat i asaj që një pjesë e kësaj partie duan që edhe më tutje të kenë dyer të hapura për VMRO-në, ndërkaq shprehet i bindur se BDI do përfundojë pjesë e Qeverisë.
Unë jam më shumë i bindur se BDI nuk do mbetet në opozitë, këto janë çështje taktizimi ndoshta edhe për t’i dhënë një rëndësi pozicionit që e ka tani BDI-ja dhe të bind elektoratin shqiptar se megjithatë, ata janë shumë të interesuar dhe e para e tyre është që të inkorporohet në krejt këtë qeverisje interesi i shqiptarëve. Nëse është ashtu është mirë, mirëpo e kaluara sikur vështirë krijon bindje te elektorati shqiptar se krejt kjo ka sinqeritetin e vet. Sidoqoftë unë mendoj se ka edhe faktorë tjerë që ndikojnë, d.m.th faktori i jashtëm i cili në një mënyrë i ka treguar rrugën BDI se si duhet dhe ku duhet ta ketë vendin, dhe unë jam i bindur se ashtu është pres që të krijohet qeveria dhe BDI-ja të jetë pjesë e qeverisë. Nuk mendoj se është deri në fund i sinqertë ky opsion – deklaroi Ismet Ramadani.
Alsat-M
Powered by WPeMatico