Me vetëm 30 ditë të mbetura deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, kandidati i Beslidhjes Shqiptare – AKI, Blerant Ramadani, ka publikuar një video motivuese në rrjetet sociale ku shfaqet përkrah të rinjve të subjektit të tij politik.
Në postimin e bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ramadani thekson vendosmërinë për fitore në komunën e Sarajit, duke shkruar:
“Edhe 30 ditë. Sonte ndezim dritat e fitores historike në Saraj.”