Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilloi një takim me banorët e Bukoviqit.
“Sonte bashkë me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, ishim në Bukoviq.
Na pritën banorë fisnikë dhe bujarë, të cilët dëshmojnë përherë dashurinë dhe besimin në vizionin tonë.
Theksuam se këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, dhe se zhvillimi i Komunës së Sarajit do të jetë prioriteti ynë kryesor.
Për Bukoviqin, premtuam:
• Ujin e pijshëm si nevojë jetike,
• Sallën moderne sportive për të rinjtë,
• Rrugën alternative Bukoviq – Llaskarc për lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt. Dëgjuam edhe propozimet nga vet banorët e Bukoviqit.
Me përkushtim, vizion dhe projekte konkrete, do ta kthejmë këtë besim në vepra gjatë mandatit të ardhshëm 4-vjeçar. #Bashkë #AKi #Saraj”, ka nënvizuar Ramadani.